5 gabimet që nuk duhet t’i bëni kurrë një ditë para dasmës

0
206

Vitet e fundit, dasmat, ceremonitë apo eventet e ndryshme, po organizohen nga kompani të posaçme që marrin përsipër gjithçka, nga dekori i ambientit deri tek servisi i pjatave që shkon me ngjyrën e luleve në tavolinë. Në kësi kushtesh duket e pamundur të gabosh, por disa nuse tregojnë për gabimet që nuk duhet të bëni një ditë përpara dasmës.

Mos i stiloni flokët tek një person, punën e të cilit nuk e keni parë më parë. Sot është shumë e thjeshtë të shohësh sesi një parukier apo artist grimi punon, falë fotove në rrjetet sociale.

Nëse e njihn veten që djersini shumë, sigurohuni që modeli i flokëve të jetë i kapur. Në këtë mënyrë flokët nuk do t’ju bezdisin duke ju rënë mbi supe. Stilimi me kurorë apo gërshetat, janë gjithnjë modele shumë të pëlqyera për nuset.

Thuajini grimieres se çfarë ju shkon! Ju jeni lyer për vite me rradhë dhe grimin e ditës së dasmës po ia besoni dikujt që ju sheh për herë të parë. Nuk është turp t’i thuash grimieres se çfarë ngjyrash nuk ju shkojnë, apo si do të donit të lyheshit.

Mos bëni asnjë trajtim estetik një javë para dasmës. Asnjëherë nuk i dihet si mund të shkojë trajtimi dhe ju nuk do të dëshironit që në ditën e dasmës të kishit shenja në trup apo fytyrë. Madje dhe pushin e fytyrës duhet ta hiqni një jave para në mënyrë që nëse ju shfaqen puçrra të vogla ato të zhduken për 7 ditë.

Mos i lini të gjitha për ditën e fundit! Manekyrin mund ta bëni disa ditë para, madje dhe lyerjen e flokëve!

Leave a Reply