Ndryshimi i Atifete Jahjagës ndër vite, përmes fotografive

0
120

Para nëntë viteve, Atifete Jahjaga ishte zgjedhur presidente e Kosovës. Nga një zëvendësdrejtore në Policinë e Kosovës, ajo ia kishte dalë të bëhej e para e vendit, shkruan Express.

Por, nëse shikohen fotografitë prej kohës kur ajo ishte në pozitën e presidentes, shihet se Jahjaga ka ndryshuar shumë në pamje.

Krahasuar me atë kohë, Jahjaga është dobësuar.

Ndërkohë, edhe tash në secilën paraqitje që bën ajo merr vëmendjen e të gjithëve, me pamjen e saj.

Në paraqitjet e saj, bien shumë në sy veshjet me ngjyra.

Ndryshe, Jahjaga ishte renditur në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani.

Në edicionin e vitit 2020, Jahjaga renditet në mesin e personaliteteve më me ndikim nga fusha e politikës. 

“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare duke përfshirë gradën e Gjenerale Majore për Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën. /Gazeta Express

Leave a Reply