Kujdesi ndaj flokëve: Gabime që mund të jeni duke bërë, sa herë lani flokët

0
492

Procesi i larjes së flokëve është i thjeshtë:

Hapi 1: Shampo

Hapi 2: Balsam/zbutësh flokësh

Sidoqoftë, mes këtyre dy hapave, mund të jeni duke bërë disa gabime që po jua dëmtojnë flokët!

#1 – Po i lani flokët gabim

Përpara se të hidhni shampon, duhet t’i lagni mirë flokët për të paktën 30 sekonda. Kjo do të ndihmojë në pastrimin e flokëve tuaj nga çdo grumbullim apo ndotje nga produktet, duke e lejuar shampon të depërtojë më thellë në flokë/skalp.

Mos harroni ta masazhoni kokën gjatë kohës që e keni më shampo, për të rritur qarkullimin e gjakut.

Një opsion i mirë përpara se të vendosni balsamin e flokëve, do ishte ta lanit edhe njëherë më shampo, për t’u siguruar se e hoqët gjithë grumbulimin e yndyrës.

Gjithsesi, këtë nuk duhet ta bëni gjithmonë, por vetëm në rastet kur i keni patur flokët me llak, shkumë, ose shumë ditë pa larë.

#2 – Po përdorni shumë balsam

Mos e aplikoni kurrë zbutësin e flokëve në gjithë kokën, por vetëm në majat/fundet e flokëve dhe asnjëherë në skalp.

Pasi vendosni balsamin, lëreni flokun për të paktën dy minuta me të.

#3 – Po laheni me ujë shumë, shumë të nxehtë

E dimë se ndjesia e një dushi të nxehtë është e mirë, por flokët nuk po ju falenderojnë.

Temperaturat e larta dehidratojnë flokët dhe i zhveshin nga vajrat natyralë.

#4 – Shpëlarja

Pasi i keni shpëlarë flokët mos i “përdridhni” ato, për t’i vendosur më pas në peshqir. Në vend të kësaj, shtrydhini vetëm pak dhe mbështillini me një bluzë të vjetër pambuku, për të zvogëluar “elektrizimin” e flokëve dhe dëmtimin.

#5 – Krehja e flokëve në dush

Nëse i krehni flokët në dush, mund t’i dëmtoni dhe dobësoni ato, pasi flokët e lagur janë më të brishtë dhe më të prirur për t’u këputur.

Leave a Reply