Është koha për ndryshime: Kjo nuancë femërore u rri mirë të gjithave!

0
472

Ditët e ftohta janë të shkëlqyeshme për ndryshime dhe eksperimentime me ngjyrën e flokëve.

Nëse dëshironi të shkoni një hap me trendët, dëgjoni këshillën e floktarëve dhe këtë sezon zgjidhni xhufkat në nuancë më të shndritshme.

Më aktualet do të jenë xhufkat e kafenjta të shndritshme me shkëlqim të kuq apo ngjyrë ari, transmeton Telegrafi.

Xhufkat e këtilla gjithmonë duken atraktive dhe çdo stili flokësh e bën edhe më interesant.

Ky ndryshim minimal do të freskojë dukjen tuaj dhe do t’i japë ngrohtësi fytyrës.

Kjo nuancë mund të arrihet me teknika të ndryshme, njëra ndër më të popullarizuarat është stili ombre i cili në mënyrë suptile flokëve me ngjyrë të gështenjtë do t’i japë tone më të shndritshme.

Mundeni edhe të nxirrni disa xhufka të cilat do të krijojnë shkëlqim të mrekullueshëm rreth fytyrës.

Për cilëndo teknikë që të vendosni, me siguri do t’ju rrijë mirë, sepse kjo nuancë u rri mirë të gjitha toneve të lëkurës.

Leave a Reply