‘Fansja ime me operacione’, Paloma i kthehet Ronaldos: Karrierën time e ka duartrokitur një Shqipëri e tërë

0
158

Paloma dhe Ronaldo janë përfshirë në një sherr virtual. Përplasja nisi pasi Rudina Demneri e njohur si Paloma e ftuar në “DWTS Fan Club”, ka komentuar Ronaldon si konkurrent i “Dancing with the stars” dhe tha se bën më mirë të prezantojë sepse kërcimi nuk është fusha e tij. 

Kësaj deklarate, Ronaldo iu përgjigj me anë të disa postimeve në Instastory ku ndër të tjera e quante Palomën “fansen e tij të zjarrtë” dhe e pyeste nga i dilte gjithë ai mllef kundër tij. 

“Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht”, shkruante Ronaldo ndër të tjera.

Përgjigjen ai e ka marrë menjëherë nga Paloma, e cila i ka bërë edhe “tag” në postimet e saj në InstaStory.

“Këto operacionet plastike, kam shumë dëshirë të mi identifikojnë. Kur të keni ndonjë “rubrikë” për evidentimin e tyre, dua të jem e ftuar special. Botox, vitamina hyjnë në kirurgji plastike?!”, shkruan fillimisht Paloma.

Dhe më pas vazhdon: “Episodet e karrierës sime i ka duartrokitur një Shqipëri e tërë, që kur ti nuk dije si ndizej televizori e jo më sesi bëhej televizion. Tiii, që guxon dhe merr në analizë karrierën time mëso njëherë çfarë është respekti profesional që nuk tu cenua aspak përveç opinionit tim personal lidhur me një garë kërcimi, i cili nuk është profesioni yt!

Ps: Sa për info karriere e di ti ku të pyesësh!”

Leave a Reply