E pabesueshme, Villarreali në histori, nxjerr jashtë Championsit Bayernin

0
249

Befasia e madhe e fazës çerekfinale të Champions League e ka emrin Villarreal. “Nëndetësja e Verdhë”, e drejtuar nga një trajner ekspert si Unai Emery eliminuan në mënyrë të papritur Bayernin e Mynihut, që nuk ia doli të përmbyste humbjen 1-0 të ndeshje së parë. Sfida e kthimit në “Allianz Arena” u mbyll barazim 1-1, rezultat që i nxjerr jashtë kompeticionit kampionët e Gjermanisë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa shumë raste për shënim, edhe pse bavarezët patën dominim territorial. Rezultati u zhbllokua në minutën e 52-të nga i zakonshmi Robert Lewandowski, që shfrytëzoi në maksimum pasimin e Muller. Vendësit kërkuan me ngulm golin e dytë, që do t’u jepte kualifikimin, por tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt futbollistët e Villarrealit ndëshkuan Bayernin me një kundërsulm vrastar, i përmbyllur me golin e Chukwuezes. Në minutat e mbetura dhe në shtesë miqtë e ruajtën portën të paprekur, duke marrë një kualifikim historik në gjysmëfinale të Championsit./SS

Leave a Reply