Dyshime për mosmarrëveshje rreth kredisë, përleshje mes dy personave në Prizren

0
362

Një burrë ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:40, në rrugën “Jonus Emre”, në Prizren.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kredie që kishte pasur viktima me të dyshuarin.

“I dyshuari nuk kishte përfillur masën e arrestit shtëpiak të shqiptuar nga gjykata”- thuhet në njoftimin e Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit- Prizren, ka njoftuar Policia.

Leave a Reply