DKA-ja fton të gjithë individët dhe OJQ-të të aplikojnë për mbështetje financiare në implementimin e projekteve të tyre

0

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, fton të gjithë individët dhe OJQ-të të përqëndruara në fushën e edukimit, që të aplikojnë për mbështetje financiare në implementimin e projekteve të tyre, njofton Komuna e Prizrenit.

“Projektet duhet të jenë në përputhje me politikat programore në fushën e edukimit si:
• Fuqizimi i shërbimeve parashkollore dhe parafillore (ngritja e kapacitetit të edukatorëve për të ofruar edukim me fëmijët në qendër),
• Shërbime për personat me nevoja të veçanta,
• Lehtësimi i qasjes, regjistrimit dhe vijueshmërisë së fëmijëve në nivelin parashkollor, nëpërmjet identifikimit, rekrutimit dhe trajnimit,
• Mbështetja për fëmijët e regjistruar në shkollën fillore dhe ndjekjen e zhvillimit, përgatitjen e planeve individuale si dhe matja e vazhdueshme e zhvillimit të fëmijëve,
• Regjistrimi i nxënësve në arsimin fillor duke përfshirë fëmijët e kthyer dhe parandalimi i braktisjes,
• Nxitja për pjesëmarrje aktive në mësim për nxënësit që kanë braktisur shkollën,
• Përmirësimi i aftësive prindërore dhe praktikave për prindërit nga komunitetet,
• Lidhja Shtëpi-Shkollë-Komunitet,
• Nxitja e interesimit të nxënësve të komunitetit, në veçanti të vajzave për të vazhduar shkollimin e mesëm.

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni këtu: https://goo.gl/d9qZVd

Formulari për aplikim mund të merret në ueb-faqe të Komunës apo në zyrat e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe së bashku me dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen deri më 28 mars 2019. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info