Çifti bën dasmë 77 vjet pasi u martuan

0
117

Një çift në të 90-at e tyre, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin dasmë kur u martuan 77 vjet më parë më në fund arritën të bënin dasmën që gjithmonë ëndërronin.

Çifti Royce dhe Frankie King, të dy 98-vjeç, nuk i bënë fotot e dasmës kur u martuan për herë të parë më 16 shtator 1944 – pasi u duhej të shtynin dasmën e tyre përpara se Royce të shkonte ushtar në një luftë.

Në vitin 1944, Frankie, e cila nuk kishte kohë as të merrte një fustan nusërie, veshi një fustan të bardhë që e kishte, ndërsa Royce veshi uniformën e tij ushtarake.

Pasi punonjësit e bujtinës zbuluan se nuk kishin asnjë fotografi nga dita e tyre e madhe, ata organizuan që çifti ta rikrijonin atë në kopshtin e pasmë të shtëpisë ku ata kanë jetuar për 68 vjet, transmeton rtv21.tv.

Royce veshi uniformën e tij ushtarake dhe Frankie veshi një fustan martese të viteve 1940 me burim nga St Croix Hospice, në Ioëa – një bujtinë që ofron kujdes për pacientët në komoditetin e shtëpisë së tyre.

Royce dhe Frankie u takuan në shkollë kur ishin vetëm 14 vjeç dhe përfundimisht, miqësia e tyre lulëzoi në romancë.

Ata filluan të takoheshin në moshën 17-vjeçare, dhe tani, më shumë se 80 vjet më vonë – ata janë ende të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.

Më në fund ata kanë një album dasme që mund t’ua tregojnë njerëzve./21Media

Leave a Reply