BE-ja miraton edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

0
144

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rregullat e reja i lejojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. Kjo do të aplikohet sapo ETIAS të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.

Rregullat tani duhet të adoptohen nga Parlamenti Evropian para se të nënshkruhet dhe publikohet në gazetën zyrtare të BE-së.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar sigurinë dhe menaxhimin me migrimin dhe të bashkërendojë politikën e vizave me atë të BE-së. Shpresojmë se bashkëpunimi jonë në këto fusha do të vazhdojë të jetë i dobishëm”, ka thënë ministrja për Migrim e Suedisë, Maria Malmer Stenergard.

Ndërkohë, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka publikuar në Facebook listën e shteteve votuese. Ai ka thënë se është e veçantë kur shihet që një sagë 10-vjeçare përfundon brenda 10 sekondash në një mbledhje.

“Këshilli i Ministrave miratoj me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndjenjë e veçantë të shohësh se si një sagë 10 vjeçare përfundon brenda 10 sekondash të një mbledhjeje. Tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime”./Koha

Image

Leave a Reply