Rrudhat janë pjesë natyrale e procesit të plakjes, por disa faktorë mund të përshpejtojnë shfaqjen e tyre dhe ta bëjnë lëkurën të humbasë elasticitetin më herët.
Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e rrudhave janë:
- Ekspozimi në diell: Rrezet ultraviolet dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, duke përshpejtuar plakjen e lëkurës.
- Pirja e duhanit: Përbërësit e duhanit dëmtojnë strukturën e lëkurës dhe ndikojnë në qarkullimin e gjakut.
- Mungesa e gjumit: Gjumi i pamjaftueshëm mund të ndikojë në proceset e riparimit dhe rigjenerimit të lëkurës.
- Dehidratimi: Mungesa e lëngjeve mund t’i bëjë vijat e imëta më të dukshme.
- Ushqyerja jo e shëndetshme: Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve me shumë sheqer dhe i produkteve shumë të përpunuara nuk ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
- Stresi i vazhdueshëm: Mund të ndikojë negativisht në shëndetin e përgjithshëm dhe në pamjen e lëkurës.
- Mungesa e kujdesit për lëkurën: Mos përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit dhe neglizhimi i hidratimit mund të përshpejtojnë shfaqjen e shenjave të plakjes.
- Mimikët e përsëritura: Lëvizjet e shpeshta të muskujve të fytyrës kontribuojnë në formimin e vijave të shprehjes.
Si ta ngadalësoni shfaqjen e rrudhave?
Përdorni çdo ditë krem mbrojtës SPF 30 ose më të lartë, hidratoni rregullisht lëkurën, ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar, flini mjaftueshëm dhe shmangni duhanin.
Kujdesi i vazhdueshëm ndaj lëkurës mund të ndihmojë në ruajtjen e elasticitetit dhe në ngadalësimin e shenjave të plakjes./04 Online/













































