Samuele Inacio, një nga talentet më premtuese të futbollit italian, po kalon një periudhë të vështirë te Borussia Dortmundi, ku ka humbur hapësirën në ekipin e parë.
Sulmuesi 18-vjeçar tërhoqi vëmendjen pas paraqitjeve të mira në fund të sezonit të kaluar, madje fitoi edhe një ftesë në Kombëtaren A të Italisë.
Megjithatë, fillimi i sezonit të ri u shoqërua me një karton të kuq dhe reagim emocional, ndërsa më pas ai pati pak mundësi për të luajtur me ekipin e parë.
Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Dortmundit vazhdojnë të besojnë te potenciali i tij. Inacio ka kontratë deri në vitin 2029 dhe synon të fitojë një rol më të rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit Niko Kovac./04 Online/














































