Banorët e Regjionit të Hasit nga java e ardhshme analizat biokimike mund ti kryejnë në Gjonaj

0
330

Nga java e ardhshme banorët e Regjionit të Hasit do të mund të kryejnë analizat biokimet në QMF-në në fshatin Gjonaj.

Lajmin e ka dhënë drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj duke bërë me dije se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e punës të laboratorit biokimik.

“Kanë përfunduar të gjitha përgaditjet për fillimin e punës së laboratorit biokimik në fshatin Gjonaj dhe mbrenda javës së ardhëshme të gjithë banorët e regjionit te Hasit do të mundë ti realizojnë këto analiza në këtë Qendër Mjekësore”, ka thënë Elezkurtaj.

Ndryshe ky laborator pritet të ndikoj në lehtësimin e punës të laboratorit kryesor të biokimisë në QKMF-në në Prizren, pasi banorët e këtij regjioni më nuk do të kenë nevojë të kryejnë analizat në Prizren por në QMF-në në Gjonaj./04 Online

Leave a Reply