As sot s’ka qarkullim të autobusëve, paralajmërohet protestë për të premten

0
355

Të mërkurën kishte filluar grevë e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, e të cilët vendosen që të ndalin qarkullimin e autobusëve.

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik do të vazhdojë edhe sot, ndërsa është paralajmëruar se në ditën e premte Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve (SHTU) do të organizon protestë në Prishtinë dhe të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj të mërkurën ka njoftuar se këshilli drejtues i shoqatës mori vendim që greva për mos qarkullim të transportit rrugor të udhëtarëve do të vazhdon edhe sot, ndërsa të premten orën 10:00 të gjithë operatorët e transportit do të defilojnë me autobus në Prishtinë në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e marrëveshjes nga ana e qeverisë për subvencionim të humbjeve ekonomike që kanë pasur operatorët e transportit publik në pandemi.

Ndërkohë që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga SHTU-ja që sa më parë të kthejnë shërbime për qytetarët. Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.

Në komunikatë thuhet edhe se, bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa 50 për qind të qirasë, pagesa e 170 eurove). Në fund të komunikatës shpjegohet se pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë dhe se është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset

Mirëpo, kreu i shoqatës tha se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar. /KP/

Leave a Reply