Arrihet marrëveshja, Gattuso te Napoli deri në 2023-in!

0
370

Mungon vetëm firma por në këtë rast është vetëm një formalitet.

Pas takimit që patën gjatë drekës së djeshme në qëndrën stërvitore në Castel Volturno ku ishin të pranishëm edhe drejtori sportiv Giuntoli dhe presidenti De Laurentiis, Rino Gattuso ka vendosur të vazhdojë aventurën  e tij te Napoli duke pranuar rinovimin e kontratës.

Trajneri do të firmosë deri në vitin 2023 me pagën që do të rritet nga 1,4 milionë euro që përfiton aktualisht në sezon në 1,9 milionë euro plus bonuset që janë të lidhur me objektivat duke filluar nga pozicionimi në Champions League e deri tek fitimi i trofeve.

Heqja e klauzolës prej 7 milionë eurosh në rast ndërprerjeje të njëanshme të kontratës nga ana e trajnerit ka rezultuar përcaktuese në bisedimet mes palëve për arritjen e akordit.

Napoli i ka besuar projektit të Gattusos dhe me ish-mesfushorin e Milanit në stol synon të arrijë suksese gjatë një periudhe afatgjatë. 

Leave a Reply