Antonela Berisha uron Trixën për ditëlindje: Urime mbretëreshë e vërtetë

0
333

Beatrix Ramosaj sot feston ditëlindjen e 28-të të saj.

E pikërisht për këtë përvjetor, dhuratë fansave i’u ka dhuruar projektin e saj më të ri, shkruan lajmi.net.

“Vonë” titullohet kënga më e re e saj, e cila erdhi pas mesnate.

Ajo për ditëlindjen e saj mori shumë urime nga familjarë dhe miq të saj.

Një nga urimet që ajo mori ishte edhe nga ish konkurrentja e “Për’puthen” dhe ish banorja e “BBV”, Antonela Berisha.

“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë e vërtetë @beatrixramosaj U realizofshin të gjitha dëshirat tuaja sot dhe gjithmonë. Të dua”, ishte urimi special i saj.

Leave a Reply