Anton Quni optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Prizrenit

0
362

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve që do të marr në Prizren.

Quni ka thënë për “Indeksonline”, se po punon që të jetë fitues në garën për kryetar të Prizrenit.

“Po punojmë që të jemi fitues në Prizren. Kemi kontakte me njerëz në teren, por edhe vizita në zyre. Kandidtura ime është mirëprit. Do të kemi një program shumë të mirë dhe një listë të mirë për asamble”, ka thënë Quni.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq me Prizrenin ende nuk e ka caktuar kandidatin e saj për kryetar të kësaj komune.

PDK e ka zyrtarizuar Shaqir Totajn, ndërsa Nisma Zafir Berishën.

Partitë kanë afat që deri më 16 gusht t’i dorëzojnë emrat në KQZ të kandidatëve për kryetar të komunave dhe për asamble./Indeksonline/

Leave a Reply