2.358 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit

0
290
Foto: Arkiva - Ilustrim

Mosrespektimi i masave anti-COVID, nga dita në ditë po vazhdon të sanksionohet në Kosovë.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ka njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2.358 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Nga e hëna, në Kosovë janë në fuqi një sërë masash kufizuese për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Bazuar në të dhënat e raportit, janë shqiptuar 1.137 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.

Leave a Reply