Bytyçi i PDK-së ironizon pushtetin lokal: Të paktën kungjat me i pas hek tash

0
367
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Rregullimi i disa rrugicave nga Komuna e Prizrenit janë bërë shkas për reagimin e opozitës.

Dje gjatë ditës qeveria e udhëhequr nga LVV-ja ka publikuar përfundimin e disa rrugicave në lagjen “Ortakoll”, punime këto që nuk kanë kaluar pa reagimet e opozitës.

Si rrjedhojë, Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, ka ironizuar me pushtetin lokal duke thënë se ky investim do të vërehej edhe më shumë sikur kungjat të largoheshin.

“Bravo Myto, për këtë investim të madh, përtej premtimeve tuaja elektorale. Lirisht ky investim, mund të hyn në kategorinë e projekteve “kapitale”.
Ky investim i Kryetarit të Komunës së Prizrenit, i ka kalu të gjitha pritshmëritë. Besoj se edhe skeptikët më të mëdhenj, tani pas këtij investimi gjigand, padyshim se do ta votojnë Mytën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Të paktën kungjat me i pas hek tash, ish vërejt dallimi dhe ky investim mesiguri se do të hyn në garë për rekordin “Guinness” pse jo edhe ta fitoj çmimin kryesor”, ka thënë Bytyçi./04 Online

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme, pemë dhe teksti që thotë "PARA MPAS PAS"
Fotografia e publikuar nga Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, në profilin e tij në ‘facebook’

Leave a Reply