Prokuroria në Prizren ngritë aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj inspektorit të Ndërtimtarisë

0
Foto: Ilustrim - Arkiva

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., në cilësinë e personit zyrtar si Inspektor i Ndërtimtarisë, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, nuk i përmbush detyrat zyrtare, dhe, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që përkundër njoftimit të fundit nr.17-354-49/6 të lëshuar me datë 20.10.2014 adresuar investitorit Xh.B., pronar i kompleksit hotelier – shtëpizave nga konstruksioni i drurit që gjenden në anën e djathtë të rrugës Prizren – Nashec, afër autostradës, i bazuar në Konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm nr. 17-354-49-4, që ka lëshuar me datë 02.05.2014 nuk e ka bërë ekzekutimin me datë 24.10.2014 edhe pse ka qenë i detyruar.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, njofton Prokuroria e Prizrenit./04online.info