Paralajmëron K.R.U “Hidroregjioni Jugor”: Nga muaji mars do të ju shkyçim nga ujësjellësi nëse nuk i keni kryer pagesat me rregull

0
Foto: Ilustrim

K.R.U “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka paralajmëruar konsumatorët e saj se do t’i shkyç nga rrjeti i ujësjellësit nëse ata kanë të papagauar katër faturat e fundit.

Siç thuhet në njoftim shkyçja do të jetë individuale, ndërsa ka paralajmëruar ata që kanë përfituar nga falja e borgjeve dhe nuk janë duke ju përmbajtur kontratatave për pagesë, do ti dërgojë në përmbarimore.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A .PRIZREN njofton të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga shërbimet e ujësjellësit, se nga muaji mars 2019, jemi të detyruar për të aplikuar masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Konsumatorë të cilët kanë më shumë se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve tona do të përballen me shkyqje individuale.

Përveq aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinjë, K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A. Prizren do të merret edhe me procesimin e lëndëve permes Përmbaruesit Privat.

Poashtu të gjithë konsumatoret të cilët kanë perfituar nga falja e borgjeve, dhe nuk u përmbahen kontratave për pagesë, për të njejtit do të procesohet procedura permbarimore.

KRU,,Hidroregjioni Jugor“ SH.A. Prizren, me mirëkuptim nga të gjithë kosumatorët kërkon që të realizoni borgjet e papaguara si dhe faturat rrjedhëse, me qëllim që të mundësoni realizimin e furnizimit të rregullt dhe sa me cilësorë me ujë të pishëm, sepse vetëm në këtë mënyrë Ju mund të kontribuoni në cilesinë e shërbimeve tona”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Ju kujtojmë se vetëm gjatë vitit 2018 ka patur shumë ankesa gjithandej nëpër lagjet e Prizrenit për mungesë të ujit të pijes. Lagjet ‘2 Korriku’, ‘Dardania’ dhe rruga ‘Janina’, janë më të atakuarat, duke ju nënshtruar redukimeve deri në gjashtë orë në ditë për 10 vite rresht./04online.info