Ndalohet edhe një ndërtim pa leje nga Drejtoria e Inspektorateve…

0

Drejtoria e Inspektorateve po vazhdon me aksionet e saj gjithandej nëpër qytetin e Prizrenit, duke identifikuar, parandaluar, ndaluar e tërhequr vërejtjen të gjithë atyre që tejkalojnë lejet e ndërtimit apo që ndërtojnë objekte pa leje.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Drejtoria e Inspektorateve ka ndalur sot punimet në një objekt në hyrje të Reqanit, i cili është objekt hotelier në ndërtim por që nuk ka fare leje, shkruan 04 Online.

“Drejtoria e Inspektoratit sot ka ndaluar punimet në një objekt terësisht pa leje në hyrje të Reçanit. Objekti hotelier në ndërtim e sipër, pos mungesës së lejes, bie ndesh edhe me ligjet e Kosovës për ujëra.

Me qëllim të mbrojtjes së shtretërve të lumenjve dhe rrezikut nga përmbytjet, ligji në fuqi thotë se distanca e objekteve të reja pranë lumenjve duhet të jetë më së paku 30 metra larg shtratit i lumit”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie./04online.info/