Heronjtë e qytetit, punëtorët e K.R.M. “Eko Regjioni” pastrojnë lokacionin përreth çerdhes “Yllka” (FOTO)

0

Mbase janë heronjtë e ditës, dhe jo vetëm. Punëtorët e K.R.M. “Eko Regjioni” në Prizren i sheh pothuajse kudo duke pastruar.

Sot gjatë ditës 04 Online ka publikuar lajmin se kompania në fjalë ka eliminuar një deponi ilegale afër kullave në Bazhdarhane, dhe në orët e mbrëmjes ajo ka pastruar tërë perimetrin përreth çerdhes “Yllka”. Ky lokacion në vazhdimësi atakohet nga persona të pandërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturina, duke i dhënë një pamje të shëmtuar. Duke filluar nga kalimtar të rastit, nga automjetet në lëvizje dhe nga shitësit në ditën e tregut, ky perimetër është pothuajse i mbuluar me mbeturina. Por, sonte është pastruar në mënyrën më të mirë të mundshme nga punëtorët e “Eko Regjioni”, duke i dhënë një pamje të re e të merituar.


Shpresojmë që kalimtarët e rastit, veturat në lëvizje dhe shitësit në ditën e tregut do të jenë më të kujdesshëm që të mos hedhin në mënyrë të pakontrolluar mbeturina, duke mundësuar një ambient të pastër për të gjithë. Në të kundërtën, nuk ka mbetur tjetër pos të aplikohen gjobat mandatore për secilin subjekt të përmendur më lartë, si masë parandaluese për hedhjen e mbeturinave në të ardhmen.
Për më shumë ju ftojmë ti shikoni fotografitë gjatë pastrimit dhe pas pastrimit të këtij lokacioni, i cili tashmë ka marrë një pamje të re./04online.info