Haskuka: Prizreni do të shndërrohet në kryeqytet për bizneset inovative

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim konsulentin gjerman nga GIZ, Thorsten Kirschner dhe drejtorin e ITP-së, Wolfgang Leiding, me ç’rast kanë biseduar rreth Parkut të Inovacionit dhe të Trajnimeve.

Në këtë takim është biseduar edhe për realizimin e projekteve të ndryshme, ndërsa Haskuka ka vlerësuar se Prizreni shumë shpejtë do të shndërrohet në kryeqytet për bizneset inovative.

“Dje kam pritur në takim konsulentin gjerman nga GIZ z.Thorsten Kirschner dhe drejtorin e ITP-së ëolfgang Leidig, me të cilët biseduam për Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve, i cili është mundësi e shkëlqyeshme për zhvillimin e qytetit tonë dhe të Kosovës në përgjithësi.
Po ashtu gjatë takimit diskutuam për mundësinë e realizimit të projekteve të ndryshme për përfitimin e fondeve nga ministritë gjermane, ndërkaq mysafirët shprehën edhe interesimin e bizneseve nga Gjermania dhe Suedia për investime në Kosovë.
Komuna jonë do të vazhdojë angazhimin maksimal në mënyrë që Prizreni të shndërrohet në kryeqytet të bizneseve inovative”, ka thënë Haskuka./04online.info