Zidane nuk e ka harruar Pogban

0
447

Paul Pogba është dëshira e madhe e trajnerit Zinedine Zidane që kur u kthye në stolin e Real Madrid.

Trajneri ka kërkuar nënshkrimin e francezit që nga dita e parë në krye të Real Madridit, të cilin e konsideron kyç në ekipin e tij.

Kërkesat e përsëritura të Zidanes kanë rënë në vesh të shurdhër sepse në zyrat e Bernabeut nuk shohin asgjë të qartë për nënshkrimin e Pogbas, përcjell lajmi.net.

Së pari, çmimi i tij prej 100 milionë euro, shumë kjo që Real Madrid nuk do të mund të paguajë, sidomos pas krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

Një tjetër problem është edhe paga e Pogbas, i cili fiton 17 milionë euro në sezon te Manchester United.

Nëse lojtari dëshiron të nënshkruajë për Madrid, ai duhet të pajtohet që paga e tij të ulet ndjeshëm.

Pavarësisht gjithçkaje, Zidane vazhdon të insistojë për transferimin e Pogbas. 

Leave a Reply