Interi arrin marrëveshje me Mertens, Bayerni nuk e blen Perisicin

0
490

Inter ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, por Bayern Munich nuk e ka paguar kartonin e Ivan Perisic për 20 milionë euro.

Sipas mediave italiane, Inter do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare Mertens me vlerë 5 milionë euro për sezon dhe me mundësi rinovimi edhe për një sezon me vlerë 4 milionë euro.

Thuhet se belgu ka pranuar dhe ka vendosur të mbetet në Seria A, e të mos transferohet në Premierë Ligë te Chelsea.

Nga ana tjetër, Inter nuk do arrijë të fitojë para nga shitja e Perisic.

Bayern e ka humbur mundësinë e parë për të kompletuar transferimin e kroatit për 20 milionë euro dhe nuk dihet nëse do e mbajë në skuadër. 

Leave a Reply