Zafir Berisha reagon ndaj aktakuzave të ngritura kundër krerëve të UÇK-së

0
462

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha ka reaguar rreth aktakuzave të propozuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Gjykatën Speciale, duke thënë se janë një ‘pamflet politik’ i dëgjuar me qindra herë nga paslufta.

Sipas Berishës ato janë copëza të storieve të dëgjuara nëpër mediumet sllave.

“Aktakuza e propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar Xhek Smith për Gjykatën Speciale, lidhur me luftën e UÇK dhe disa nga kretët e saj nuk është gjë tjetër veqse një “pamflet politik” i dëgjuar me qindra herë që nga paslufta, si dhe grumbullimi i copzave të storjeve të dëgjuara nëpër mediumet sllave dhe disa “paqavurave informative” në Kosovë që sponzorizohen nga ata!

Shumë “fakte” të këtij “pamfleti” janë trajtuar nga drejtësia ndêrkombëtare në Kosovë dhe jashtë Kosovës, ku për disa nga këto vazhdojn shumë luftëtar të UÇK-së të vuajn në mënyr të padrejt ende nëpër burgje…

Ashtu edhe siç dihet që nga fillimi dhe që u pranua ditëve të fundit publikisht edhe nga vetë zyrtarët e shtetit Serbë (Vukçeviq), kjo gjykatë u formuar me dosje nga shteti (dhe argatët e tyre) që bënë gjenocid ndaj shqiptarëve, e të cilët u luftuan nga UÇK-së e ndihmuar edhe nga NATO!

Praktika jetësore na ka mësuar se çdo gjë që fillon dhe zhvillohet me mashtrime e shpifje dhe ëndrra fantastike, në fund do të dështon ashtu diç është nisur”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply