𝐒𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐃𝐊𝐑𝐒-𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐃𝐓𝐙𝐇𝐄-𝐬ë 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐧𝐝𝐚𝐡𝐞𝐧 𝐧ë 𝐦ë𝐧𝐲𝐫ë 𝐣𝐨 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐭𝐞

0
70

Komuna e Prizrenit përkatësisht DKRS dhe DTZHE kanë publikuar listat përfundimtare të përfituesve të subvencioneve nga thirrjet përkatëse, me ç’rast EC Ma Ndryshe vlerëson se ato nuk i përmbushin kërkesat për transparencë të mirëfilltë, pasi në to figurojnë vetëm titujt e projekteve dhe përfituesit, thuhet në reagimin e EMN-së.

“EC-i sikurse edhe viteve të kaluara insiston që publikimi i listave përfundimtare të përfshijë edhe: kriteret e vlerësimit, në bazë të cilave janë përzgjedhur përfituesit; anëtarët e komisioneve; shumën financiare me të cilën ka aplikuar organizata/shoqata; shumën financiare të përkrahur nga drejtoria; sikurse edhe përshkrimin e shkurtër të projektit dhe rezultatet e pritura.

Me publikimin e këtyre informatave drejtoritë komunale do të tregonin transparencë dhe llogaridhënie, duke dhënë shembull për praktika të mira të qeverisjes. Madje raporti i fundit i BE-së për Kosovën thekson se transparenca dhe llogaridhënia e financimit publik për OSHC-të sjellë përfitime për shoqërinë. Njëkohësisht ky është edhe njëri prej parimeve të përgjithshme të legjislacionit në fuqi, sikurse edhe zotim i dhënë para qytetarëve nga lidershipi aktual komunal.
Praktika e ndarjes jo-transparente të subvencioneve bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente dhe po ashtu nuk përputhet me përpjekjet për promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë”, thuhet në reagim./04 Online

Leave a Reply