Xavi: Barcelona synon ta fitojë Europa League

0
302

Barcelona do të luajë me Napolin në Ligën e Evropës, pasi u eliminua në Champions League.

Katalanasit do të kenë një duel të vështirë dhe Xavi Hernandez e ka të qartë.

“Napoli është i vështirë. Kemi pasur një short të pafavorshëm. Është një nga rivalët më të vështirë, është në nivelin e Ligës së Kampionëve”, u shpreh Xavi.

Është pothuajse një tjetër nderim për Maradonën, i cili luajti si në Barcelonë ashtu edhe në Napoli”, shtoi Xavi.

Barcelona i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve, pasi u rendit e treta në grup, për këtë arsye ra në Europa League, ku do të luhet kalimi në raundin e dytë të kompeticionit të dytë kontinental kundër Napolit.

Xavi e kupton se situata e stafit të tij duhet të përmirësohet.

“Ne po punojmë shumë për ta rikthyer Barcelonën në pozicionin më të mirë në futbollin evropian, që është të garojë në Champions League. Ne jemi Barça, duhet të kthehemi sa më shpejt”, tha Hernandez.

Leave a Reply