United zgjodhi Ten Hag, Ronaldo votoi kundër trajnerit italian

0
300

Erik Ten Hag është gjithnjë e më pranë emërimit si trajner i Manchester United për sezonin e ardhshëm. Tekniku aktual i Ajax është përzgjedhur nga drejtuesit e djajve të Kuq për aftësinë e tij të punuarit me të rinjtë, por edhe për futbollin tërheqës që propozon ndërsa anglezët besojnë se holandezi mund të jetë i duhuri për t’i rikthyer sërish në nivelet më të larta.

Megjithatë, para se të mbërrijmë te Ten Hag, lista e trajnerëve për United ka qenë e gjatë teksa pas shkarkimit të Solskjaer një opsion ka qenë edhe Antonio Conte. Italiani që tashmë po bën një punë të shkëlqyer te Tottenham konsiderohej nga drejtuesit e United, megjithatë në fund ata vendosën të mos negocionin me ishin e Juventus apo Inter në Itali.

Edhe sepse italiani nuk kishte mbështetje nga ana e Cristiano Ronaldos, me luzitanin që nuk e miratonte një propozim të tillë. Në këtë formë, Conte mbeti pa punë, derisa mbërriti oferta e Tottenham, klub me të cilin synon një vend në katërshen e parë të Premier League për të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm./SS

Leave a Reply