Totaj: Urime Fitër Bajrami!

0
428

Dega e PDK-së në Prizren ka uruar besimtarët e fesë Islame me rastin e Fitër Bajramit.

Kryetari i Degës, Shaqir Totaj, ka uruar që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të shtoj solidaritetin dhe dashurinë mes vete.

Urimi i plotë i Kryetarit të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj:

“Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të agjërimit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe Kryetari i saj z. Shaqir Totaj, të gjithë besimtarëve të besimit Islam, u’a uron festën e Fitër Bajramit.

Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë të kaloj në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Fitër Bajramit, duhet që t’i gjindemi pranë, të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtoj solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjellur tutje, përpjekjet tona qytetare e njerëzore, drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë.

Urime Fitër Bajrami!

Shaqir Totaj Kryetar i PDK-së Dega në Prizren”, thuhet në urimin e Totajt në emër të PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply