Nisma në Prizren: Urime Festa e Fitër Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia qofshin mbi ju dhe familjet tuaja

0
578

Nisma Socialdemokrate Dega në Prizren ka uruar besimtarët e fesë Islame me rastin e Fitër Bajramit.

Nisma uron që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit, si dhe të përcillet jo vetëm me urimet më të mira, por edhe me vepra të mira.

Urimi i plotë i Nismës Socialdemokrate Dega në Prizren:

“Urime dhe për shumë vite Festa e Fitër Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia qofshin mbi ju dhe familjet tuaja.

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren uron që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urimet më të mira, por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

NISMA në Prizren gjithashtu i uron të gjithë besimtarëve pranimin e lutjeve dhe veprave të mira të bëra gjatë muajit të Ramazanit si dhe pranimin e agjërimit të tyre.

Urime dhe për shumë vite!

Zyra për Informim
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren”, thuhet në urim./04 Online

Leave a Reply