Totaj: Do të bëjmë ridizajnimin e trafikut urban bashkë me parkingjet

0
353

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar planin e tij qeverisës, duke thënë se do të bëjnë ridizajnimin e trafikut urban bashkë me parkingjet.

Ai në Rublikon gjithashtu theksoi se do të bëjnë edhe debllokimin e rrugës tranzitore e cila për vite të tëra është bllokuar nga një shtëpi.

“Do të bëjmë ridizajnimin e trafikut urban bashkë me parkingjet, gjithashtu do të bëjmë edhe debllokimin e rrugës tranzitore e cila për vite të tëra është bllokuar nga një shtëpi, mendojë që është shumë e rëndësishme, sepse ndikon përveçse në debllokim të trafikut urban, ndikon edhe në efikasitet të transportit”, u shpreh ai.

Sa i përketë aspektit ekonomik të planin qeverisës, ai tha se do të bëhet funksionalizimi i zonës ekonomike, përcjell Klankosova.tv.

“Funksionalizimi i zonës ekonomike është një tjetër prioritet dhe një koncept i etno fshatrave turistike  të cilin ne mendojmë të impementojmë”, th ai.

Totaj gjithashtu shpalosi edhe programin e tij sa i përketë fushës së arsimit.

“Te arsimi është një pikë shumë e rëndësishme, ku ne mendojmë të bëjmë një ngritje kualitative, e kjo nënkupton së pari selektimin e stafit adekuat, sipas parimit njeriu i duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur dhe pastaj rritjen e investimeve nëpër shkolla, rritja e kabineteve dhe digjitalizimi i shkollave”, u shpreh Totaj.

Tutje, ai tha se koha e pandemisë ka dëshmuar se ka shumë nevojë për një çasje digjitale në mësimdhënie dhe mësmnxënie.

Leave a Reply