Haskuka: Normale bashkimi i PAN-it në Prizren, kanë interesa të përbashkëta si kapja e shtetit

0
299

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunë së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se qytetarët e këtij qyteti nuk dëshirojnë që të udhëhiqen sërish nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se LVV-ja e ka marrë mbështetjen e disa prej partive turke, boshnjake dhe rome, në pjesën kur janë përmendur koalicionet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 14 nëntor.

“Realisht në mbështetje na kanë dalë në mbështetje disa nga partitë turke, boshnjake dhe rome. Mendoj se është normale që PAN-i me u bashku sepse këta i kanë interesat e përbashkëta, bizneset  dhe kapjen e shtetit, i kanë të gjitha interesat e përbashkëta dhe duhet bashkërisht të punojnë, më vjen mirë që janë bashkë”.

“Në anën tjetër edhe më herët PDK-ja ka pasur koalicione që nuk janë kthyer në votë, pasi qytetarët nuk dëshirojnë që në Prizren të kthehet PAN-i”,ka thënë Haskuka.

Ai ka deklaruar se qytetarët në Prizren që nga viti 2018 janë të lirë ta kritikojnë Komunën të cilën ai e drejton, duke shtuar se të gjithë trajtohen barabartë, njofton Klankosova.tv.

Leave a Reply