Tmerrohen shoferët e mauneve, secilën herë që hyjnë në Kosovë duhet të paguajnë nga 22 euro për dezinfektim

0
326

Importuesve të mallrave nga Shqipëria, prej sot u është kërkuar të bëjnë dezinfektimin e automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çmimi për dezinfektimin e një maune është 22.00 Euro ku sipas pronarëve të firmave transportuese kjo është plaçkë dhe asgjë tjetër.

Grupi i importuesve të mallrave nga Shqipëria janë detyruar të protestojnë sot në Vermicë lidhur me ngarkesën financiare qe u është bërë për të ashtuquajturin dezinfektim të automjeteve.

“Këto masa na ngarkojnë me kosto të re të pa përballueshme për afarizmin tonë, nëse është i domosdoshëm kontrolli për shkak të aspektit të mbrojtjes shëndetësore dhe rreziqet lidhur me Covid-19 ne mendojmë që atë kosto duhet ta bartë shteti”, kanë thënë importuesit për IndeksOnline.

Ata shpresojnë që kërkesa e tyre do të hasë në mirëkuptim pasi që janë të lodhur nga mos-puna që ka ndodhur dy muajt e fundit duke iu sjell mjaftë humbje./IndeksOnline/

Leave a Reply