Tjetër test i rëndësishëm për Southampton, trajneri me sytë nga bomberi kuqezi

0
271

Southampton ka lënë pas krahëve humbjen e thellë ndaj Chelsea-t dhe po përgatitet për sfidën e fundjavës ndaj skuadrës tjetër londineze, Arsenalit, ku do të kërkojë rikthimin te fitorja e munguar prej disa javësh.

Trajneri Ralph Hasenhuttl foli në prag të sfidës me londinezët, ku zbuloi se skuadra ka punuar shumë mirë dhe se pret shumë nga Armando Broja në sfidën e fundjavës, me sulmuesin shqiptar që mungoi ndaj Chelsea-t pasi ashtu është e parashikuar në kontratën e huazimit.

“Armando Broja në nivelin e tij më të mirë, është sigurisht një futbollist që mund të na ndihmojë shumë, ndaj presim që të rritë nivelin e performancës, duke nisur nga fundjava ndaj Arsenalit. Është stërvitur mirë dhe ka shumë uri për të luajtur e shënuar”, u shpreh Hasenhuttl./SS

Leave a Reply