Të moshuar dhe përdorni aspirina ditore? Jeni në rrezik!

0
250

Studimi u përqëndrua në faktin nëse njerëzit e shëndetshëm të moshuar mund të përfitonin nga fillimi i përdorimit të aspirines.

Një studim i ri zbuloi se, për të rriturit e shëndetshëm, marrja e një doze të ulët aspirine çdo ditë nuk zgjati jetën ose parandaloi një sulm të parë në zemër ose goditje në tru.

Sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru janë shkaqet kryesore të vdekjes dhe paaftësisë tek të rriturit.

Këto shpesh shkaktohen nga mpiksjet e gjakut që formohen në enët e gjakut në zemër ose në tru.

Për njerëzit që kanë pasur një sulm në zemër apo goditje, aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e një sulmi të dytë. Aspirina ndihmon në hollimin e gjakut për të shmangur mpiksjen e gjakut. Një dozë e ulët aspirine ditore gjithashtu është treguar të zvogëlojë rrezikun e një sulmi të parë në zemër ose goditje në tru për njerëzit që janë në rrezik të lartë për këto kushte.

Për të parë nëse nga aspirina mund të përfitojë më të rriturit e shëndetshëm, gjithashtu, studiuesit kanë caktuar rastësisht më shumë se 19.000 të rritur të shëndetshëm për të marrë aspirina ose një pilulë jo aktive.

Shumica e pjesëmarrësve ishin 70 vjeç dhe më të vjetër.

Të dy grupet kishin norma të ngjashme të problemeve shëndetësore dhe vdekjeve. Aspirina nuk uli rrezikun e sulmit në zemër, goditje, paaftësi fizike ose çmenduri. Ata që kishin marrë aspirinë kishin një rrezik në rritje të gjakderdhjes, gjë që tashmë ishte një rrezik i njohur për përdorimin e rregullt të aspirinëve.

“Këto zbulime fillestare do të ndihmojnë për të sqaruar rolin e aspirins në parandalimin e sëmundjes për të rriturit”, thotë Dr. Evan Hadley, i cili mbikëqyr hulumtimin klinik të plakjes në Institutin Kombëtar për Plakjen. “Por shumë më tepër duhet të mësohet në lidhje më këtë”– thotë ai .

Bisedoni me mjekun rreth rreziqeve tuaja shëndetësore dhe nëse përdorimi i përditshëm i aspirinës është i përshtatshëm për ju.

Leave a Reply