“Të Bijtë e Bajram Bajës” dhe Zenel Zekolli publikojnë këngën prekëse për katër dëshmorët e Çirezit

0
33

“Të Bijtë e Bajram Bajës” në bashkëpunim me Zenel Zekollin kanë sjellë projektin më të ri muzikor, kushtuar katër vëllezërve dëshmorë nga Çirezi i Skenderajt – vëllezërve Sejdiu, shkruan 04 Online.

Kënga, e cilësuar si një nga projektet më emocionale dhe krenare të tyre, i kushtohet sakrificës së familjes Sejdiu, e cila dha katër djem për lirinë e vendit. Përmes vargjeve dhe interpretimit, artistët sjellin një rrëfim prekës për qëndresën, dhimbjen dhe krenarinë e prindërve Sheremet dhe Abide Sejdiu.

Ky projekt muzikor vjen si homazh për katër dëshmorët e Çirezit dhe si kujtesë për sakrificën e familjeve që kontribuuan për lirinë e Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here