Martinez: Ronaldo mund të luajë edhe në Kupën e Botës 2030

0
40

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka deklaruar se nuk duhet përjashtuar mundësia që Cristiano Ronaldo të jetë pjesë e Kupës së Botës 2030.

I pyetur për këtë mundësi, Martinez tha se “askush nuk duhet ta dyshojë këtë”, duke theksuar se Ronaldo vazhdon të jetë një shembull i jashtëzakonshëm për futbollistët e rinj.

Sipas tij, kapiteni i Portugalisë nuk përcaktohet nga mosha, por nga “uria për të fituar dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht”, duke e cilësuar atë si një model të rrallë të mentalitetit sportiv.

Martinez shtoi se Ronaldo ka një disiplinë dhe përkushtim të veçantë, të cilat i kanë mundësuar atij jetëgjatësi në futbollin e nivelit të lartë.

Nëse do të luante në Kupën e Botës 2030, Cristiano Ronaldo do të ishte 45 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here