Young Couture frymëzohet nga paraqitja e Elijonës për veshjen e Thanksgiving

0
20

Një paraqitje e Elijona Binakajt ka tërhequr vëmendjen e krijueses së përmbajtjeve Marjan Tabibzada, e njohur në rrjetet sociale si Young Couture, e cila e ka përdorur si frymëzim për veshjen e saj për festën e Thanksgiving.

Në një video të publikuar në Instagram, ku prezanton përgatitjet për festën, Tabibzada ka përfshirë edhe një fotografi të Elijonës, duke e identifikuar si referencë për zgjedhjen e fustanit.

Modeli i veshur më herët nga Binakaj është një krijim i markës Goddess Exclusive. Me mëngë voluminoze, korse të strukturuar dhe detaje shkëlqyese, ai ndërthur një siluetë të theksuar me elemente dekorative. Për paraqitjen e saj, Young Couture ka zgjedhur të njëjtin model.

https://www.instagram.com/reel/Df5NU2oTjWE/?utm_source=ig_web_copy_link&jplx=NTc4MTIwNjQ2YQ==

Përfshirja e fotografisë në video e bën të qartë lidhjen mes dy paraqitjeve dhe mënyrën se si rrjetet sociale mundësojnë qarkullimin e ideve dhe të frymëzimit në modë.

E njohur për publikun edhe për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Kosova”, Elijona këtë herë ka marrë vëmendje për një zgjedhje stilistike që është bërë referencë për një tjetër krijuese përmbajtjesh.