Zyrtare: Tifozët do të rikthehen në Premierligë

0
84

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se tifozët do të rikthehen në stadium në fundit të këtij sezoni, shkruan Sinjali Sport.

Sipas deklaratës zyrtare, në Premierligë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni do të përcjellen me tifozë.

Vendimi ka ardhur edhe si rezultat i dakordimit të klubeve mes vete për rikthimin e tifozëve në stadium.

“Pas konsultimit me klubet, u ra dakord se stadiumet nuk do të ishin të hapura për tifozët e jashtëm për shkak të sfidave të ndryshme në të gjithë kampionatin dhe nevojës për të dhënë një qasje të qëndrueshme, ndërsa maksimizohet mundësia për të shmangur frekuentimin në masë të tifozëve”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Premierligës.

Leave a Reply