Zymer Bytyqi zyrtarizon kalimin te Konyaspor

0
546

Futbollisti kosovar Zymer Bytyqi, i cili luajti deri tash luajnte te Viking në Norvegji, ka zyrtarizuar transferimin në Turqi.

Është klubi turk që ka konfirmuar një gjë të tillë në faqen zyrtare në të cilën thuhet se Bytyqi do të jetë pjesë e skuadrës për dy vite e gjysmë.

“24-vjeçari Zymer Bytyqi, i cili luajti në Viking, një nga skuadrat norvegjeze dhe mund të luajë në të dy krahët pas sulmuesit, nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me klubin tone. Zymer Bytyqi, luajti me ekipin Viking në 154 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe 30 asistime”, shkruhet në njoftimin e klubit turk.

“Bytyqi do të veshë fanellën me numër 14 në Ittifak Holding Konyaspor”, kanë shkruar mes të tjerash Konyaspori.

Zymer Bytyqi te Konyaspori do të gjejë edhe dy lojtarët tjerë shqiptarë, Sokol Cikalleshin dhe Erdon Dacin. Zymer Bytyqi edhe zyrtarisht te Konyaspori, nënshkruan marrëveshje deri në vitin 2023

Leave a Reply