Ylber Ramadani me COVID-19, nga Danimarka: U infektua në Shqipëri

0
403

Ylber Ramadani është infektuar me Koronavirus dhe nuk do të luajë në javën e parë të Superligës së Danimarkës, ku skuadra e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Velje, do të përballet me Aahrus të hënën, në transfertë.

Sipas medieve lokale, shqiptari është infektuar me COVID-19 kur u nis për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e kuqezi për ndeshjet e Nations League. Pos sipas raportimeve që vijnë nga Danimarka, Ramadani ishte regjistruar si i infektuar në Shqipëri, ku qëndroi në izolim për një javë. Tani ai është në Danimarkë, por nuk lejohet ende të luajë në elitën e futbollit danez.

“Ai rezultoi i infektuar një javë më parë,” –  thotë drejtori teknik i klubit, Jacob Krüger.

24-vjeçari Ramadani, i cili sipas klubit ka qenë pa simptoma, po vijon stërvitjen, sigurisht i vetmuar, por duhet t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi para se të mund të marrë pjesë në një ndeshje. Kujtojmë që, sipas FSHF-së, Ramadani i humbi për arsye dëmtimi sfidat me Bjellorusinë dhe Lituaninë.

Ylber Ramadani u bë pjesë e Vejles në verën e vitit 2017 dhe gjatë sezonit të kaluar ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi ngjitjen në Superligën e Danimarkës. Përveç impenjimit të madh në qendër të mesfushës, ai kontribuoi me tre gola dhe dy asiste gjatë kampionatit të kaluar./SS

Leave a Reply