Xherdan Shaqiri pritet të debutoj tek Lyon

0
340

Sot do të ketë ndeshje të shumta të futbollit.

Në Superligën e Kosovës do të luhen dy ndeshje, Gjilani-Dukagjini nga ora 15:00 dhe Llapit-Feronikeli nga 16:00, transmeton Indeksonline.

Te dy ndeshjet mund t’i shikoni në ArtMotion, tek kanelet e sportit.

Në Premier Ligën angleze luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Leeds dhe Liverpool nga ora 17:30.

Tek Liga e Francës, vëmendja e tifozëve kosovar do të jetë tek ndeshja Lyon-Strasbourg, që luhet në ora 20:45.

Kjo pasi që me fanellën e Lyon pritet të debutoi kosovari, Xherdan Shaqiri.

Në Itali do të vëmendja kryesore është tek ndeshja, Milan-Lazio, që zhvillohet në ora 18:00.

Po ashtu ndeshje interesante në Serie A do të jetë ajo mes Sampdorias dhe Interit që zhvillohet në ora 12:30.

Në La Liga, vëmendja është tek dy ndeshje. Në ora 14:00, Espanjolli do të luaj kundër Atletico Madrid, ndërsa në ora 21:00, Real Madrid ka punë me Celta Vigon. /Indeksonline/

Leave a Reply