Wederi i Rashicës dështon në shtëpi, Eintrachti s’e lë të ngrejë kokë

0
461

Werder Bremenit po i kthehen makth ndeshjet e shtëpisë. Në momentin e saj më të mirë, kur ishin rritur shpresat për mbijetesën në Bundesligë, skuadra pjesë e së cilës është Milot Rashica, u mposht 0-3 nga Eintracht Frankfurti, duke kompromentuar shumë objektivin final.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar në lojë, por me vendësit më kërkues dhe më të rrezikshëm, Eintrachti u tregua më cinik në fraksionin e duke i shfrytëzuar më mirë rastet që iu paraqitën.

Miqve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 60-të, por, gjithsesi, vetëm pak çaste më pas, e zhbllokuan rezultatin me Andre Silvën.

Trajneri i Werderit ndërhyri menjëherë me dy zëvendësime, në një prej të cilave hodhi në fushë Rashicën (nuk ka qenë në 100% të formës për arsye dëmtimi), por vendësit u ndëshkuan në 10 minutat e fundit me dy gola të tjerë që u shënuan nga i njëjti autor, Ilsanker. Humbje e rëndë kjo për Werderin, që nuk ka kohë për të qarë, por duhet të përgatitë ndeshjen e ardhshme me Wolfsburgun./SS

Leave a Reply