Vashat e “Junior 06” të pamëshirshme ndaj secilit ekip, mundin edhe “Vushtrria Basket”

0
633

Kryendeshja e javës së 12-të në ligën e parë të Kosovës në basketboll për femra u zhvillua në qendrën sportive “Sezai Surroi” të Prizrenit, ku u ballafaqau lideri i tabelës, Vushtrria Basket dhe Junior 06, që ishte në pozitën e dytë.

Ashtu sikurse edhe u prit, ndeshja u karakterizua me rivalitet të plotë. Vushtrriaset e nisën ndeshjen më mirë. Ato aplikonin lojë kolektive dhe falë shënimeve të suksesshme, në çerekun e parë realizuan plot 23 pikë. Ndërkaq, vendëset, që luaninin më shumë lojë individuale, arritën kuotën e 15 pikëve.

Periudha e dytë ishte më ndryshe. Tr.nikoqireve Ramush Rushiti ,aplikoj lojë me mbrojtje të ngjeshur dhe kolektive. Ato të prira nga Vesa Krasniqi, që shënoi 9 pikë, plus pikëve të Yllza Ukës, Shpresa Hysenit, Rrahmanit e Bilallit e rikthyen rezultatin në favor të tyre, duke shkuar në pushim me shifrat 38:36.
Dhjetëminutëshi i tretë ishte pak a shumë i nivelizuar. Mirëpo shënimet e Rrahmanit (15 në këtë periudhë) ndikonin që vendëset të ruanin epërsnë e krijuar, madje edhe ta shtonin atë deri në +11 pikë. Megjithatë me rezultat 60:54 u përmbull kjo pjesë e lojës.

Fituesi duhej të përcaktohej në çerekun e katërt. Të dyja skuadrat mundoheshin ta japnin maksimumin. Sa më shumë që afrohej fundi, fituesi bëhej edhe më i paqartë, pasi rezultati jo vetëm që ishte i ngushte, por herë kalonte na epërsi nëjra e herë skuadra tjetër. Largimi i Çejkut për shkak të 5 personaleve e vuri në dilemë të madhe trumfin e skuadrës vendëse. Mirëpo, për fat të nikoqireve, shumë shpejt largohet edhe basketbollistja më e mirë mysafire, Kamerolli. Në çastet e fundit angazhimi i lojtareve, në njërën anë, si dhe efikasiteti i Rrahmanit, në anën tjetër, bënë që ekipi Junior 06 të shënojë fitore të merituar me shifrat 82:75.

Për këtë fitore të vashave prizrenase kontriubuan të gjitha lojtaret: Rrahmani me 39 pikë, Krasniqi me 15, Çejku me 6 pikë, por me shumë kërcime, Uka me 9 pikë e organizim fantastik, dhe Elinda Musliu me përvojën e saj, Bilalli me 5 pikë… Ndërkohë tek udhëtueset u dallua Enisa Kamerolli me 20 pikë, si dhe Mehana me 16 sosh.
Pas kësaj fitoreje, Junior 06 mori kryesimin në tabelë me 21 pikë, duke lënë pas me po kaq pikë ekipet AA Kerrasan Prishtinën, Unitet Basketboll dhe Vushtrinë, me të cilat, sipas të gjitha gjasave do të luajë në Play Off për titullin e më të mirit në këtë rang garash, duke u inkuadruar në elitën e basketbollit kosovar për femra./V.B

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply