U krye Alcantara i Liverpoolit

0
409

Thiago Alcantara do të jetë futbollist i ri i Liverpoolit. Mesfushori spanjoll do të braktisë Bayern Munchenin për të vazhduar karrierën në Premierligën angleze.

Në mëngjesin e sotëm është arritur marrëveshja pasi që Liverpooli ka pranuar të ofronte 30 milionë euro për fantazistin spanjoll.

Kloppi dëshiron që të ketë më shumë alternativa në mesfushë pasi që ka pasur rënie të formës të lojtarëve në këtë fazë kohët e fundit.

Pavarësisht ardhjes së Alcantaras, Kloppi nuk dëshiron që të largojë asnjë nga mesfushorët e ekipit të parë, duke përjashtuar mundësinë edhe të largimit të Wijnaldumit.

Leave a Reply