Rritet çmimi i Rashicës pas mbetjes të Werder Bremenit në Bundesligë!

0
467

Werder Bremen edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesligës gjermane.

Me Milot Rashicën në fushë bardhëjeshilët morën rezultatin që kishin nevojë në sfidën e kthimit play-out ndaj skuadrës së Bundesligës së dytë Heidenheim.

Pas barazimit pa gola në sfidën e vajtjes, Werder arriti të merrte një barazim 2-2 në ndeshjen e kthimit, dhe falë golave në fushë kundërshtare ja doli të eliminonte Heidenheim-in.

Me qëndrimin e Werder-it në elitë, kartoni i Rashicës tashmë mund të vlejë më shumë me skuadrat e interesuara që duhet të derdhin në arkat e klubit nga Weser Stadion më shumë se 25 milionë euro.

Leave a Reply