Reja: Gjimshiti luan edhe me cigare në gojë!

0
485

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja foli sonte në ABC, ku tregoi rreth situatës së lojtarëve kryesorë të ekipit kuqezi dhe objektivave të tij deri në mars, kur nisin edhe eliminatoret e Botërorit 2022. Trajneri i kombëtares përmend edhe lojtarë si Hysaj e Gjimshiti dhe tregon situatën e tyre ne klube.

“Shikoni, pritshmëritë janë të shumta për këtë vit për ekipin tonë, sepse me këtë nisje të eliminatoreve të Botërorit ka shumë entuziazëm.  Edhe pse në grupin e Kroacisë mund të ishim diçka më mirë. Gjithsesi pres që skuadra të rritet. Uroj shumë që lojtarët të luajnë vazhdimisht dhe në mënyrë të veçantë Strakosha e Berisha, që nuk po luajnë, Hysaj, që nuk po gjen hapësirë në formacion, Kumbulla që nisi mirë dhe tashmë nuk e ka më këtë situatë.

Do të më pëlqente shumë që lojtarët që unë i konsideroj determinant të mund të luajnë në mënyrë që të jenë në formë për marsin. Sidoqoftë, është ende herët të flasim sepse jemi në ditët e para të janarit, por uroj që nga tani e deri në mars këta lojtarë nëse nuk luajnë si titullarë, të paktën të rrisin prezencën e tyre të fushë, të marrin minuta më shumë.

Kush luan natyrisht që do të arrijë në formën më të mirë. Gjimshiti për shembull luan gjithmonë, luan tre ndeshje në javë dhe ka arritur në atë pikë sa nuk lodhet fare dhe unë e them që luan me cigare në gojë, në aspektin metaforik. Është përmirësuar shumë kohët e fundit dhe të luash në Champions, natyrisht që ke rritje në kondicionin fizik dhe teknik.

Kjo është një çështje që në fakt më tremb shumë aktualisht. Abrashi ka fare pak minuta, e hedhin në fushë në fund, Ismaili te Spezia s’ka aktivizim, përjashto javën e kaluar, që luajti vetëm 20 minuta. Shpresoj shumë që të marrin minutat për marsin sepse ky është një aspekt thelbësor për ne.

Natyrisht kemi kaluar edhe në planin B, pasi kishte disa arsye, pandemia e Covid-19, klubet që nuk na i lejonin lojtarët, apo edhe dëmtimet e kështu kam qenë i detyruar të hedh në fushë lojtarë të rinj, ku kam marrë “feed-back” shumë të mirë prej tyre.

I kam grumbulluar dhe janë përgjigjur në stërvitje dhe ndeshje në mënyrë të shkëlqyer të themi. Sepse një lloj ankthi e stepje në ndeshjen në Kazakistan dhe atë në shtëpi me Lituaninë, e kishim për shkak të elementit të ri.

Kur kemi të bëjmë me një lojtar të ri, i cili e ka ndeshjen e parë me kombëtaren, ka vend për shumë diskutime. Sidoqoftë morëm përgjigje të mira. Personalisht jam shumë i kënaqur nga këta të rinj, dhe mendoj që ata do të kenë një të ardhme të mirë. Doka, Kallaku e Broja kanë dhënë përgjigje tepër pozitive në fushë. Kështu që kemi lojtarë që nga tani dhe në Botëror e Europian mund t’i japin një shtysë të mirë ekipit”, tha ndër të tjera Reja. 

Leave a Reply