Reali pëlqen Hysajn, lajmi “bombastik” vjen nga Spanja

0
313

Elseid Hysaj, alternativë për të forcuar mbrojtjen e Real Madridit. Lajmi i bujshëm vjen nga mediet spanjolle, që duke analizuar problemet e klubit “merengues” në krahun e djathtë, e shohin më se të mundshëm transferimin e mbrojtësit kuqezi në “Bernabeu”.

Lëndimet e vazhdueshme të Carvajal së bashku me mungesën e besimit të Zidane tek Odriozola e bëjnë ndërhyrjen në merkato për mbushjen e boshllëkut në krahun e djathtë domosdoshmëri.

Disa ditë më parë, në Spanjë njoftuan se Reali ka shfaqur interes për Youcef Atal të Nice, por ai nuk është opsioni i vetëm që ka klubi mbretëror.

Sipas informacionit të “TodoFichajes,com”, Real Madridi po e vlerëson afrimin e mundshëm të Hysajt. Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin këtë verë dhe do ta vijojë në një skuadër tjetër karrierën, pasi palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin.

Roma, Fiorentina, Atlético e Madridit dhe Sevilla gjithashtu e kanë atë në axhendën e tyre Hysajn.

Real Madridi ka mbajtur kontakte me menaxherin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, që mbetet një nga opsionet më të pëlqyera në departamentin e sporteve të klubit më të madh në Spanjë./SS

Leave a Reply